Top Channel/ “Është gjendje alarmante”, Berisha: Rrogat dhe pensionet e ulëta, janë rritur vetë…
26/12/2024 23:14

Kreu i Partisë Demokratike ishte këtë të enjte në një takim të organizuar nga dega 5 e PD në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha vuri në pah rrogat dhe pensionet e ulëta, që sipas tij e rendisin vendin në në vendin e fundit në rajon. “12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet, mirëpo tregu në natyrën e tij është një mrekulli, por tregu në natyrën e tij është i pamëshirë”, tha Berisha. Ai shtoi më tej se “çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që mirrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013”. “Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali. Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta. Të paguajë ujin me të njëjtin çmim. Këto qindra mijëra burra e gra janë vendosur në kushte çnjerëzore. Në kushte të pamundësisë së tyre. Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri. Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipëri me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante”, tha ai.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA