Top Channel/ Erdogan thotë se në 2023 kandidon për mandatin e fundit
10/12/2022 21:37

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sinjalizoi sot se kandidatura e tij në zgjedhjet e vitit që vjen do të jetë e fundit. Erdogan njoftoi se “do të dorëzojmë flamurin e bekuar te rinia” dhe se në zgjedhjet e 2023 “kërkojmë për herë të fundit mbështetjen”. Në fjalimin e tij në Samsun në veri të Turqisë, mes të tjerash Erdogan tha: "Në 2023 nisim ndërtimin e shekullit të Tuqisë me forcën e mbështetjes së vendit, për herë të fundit”. Partia AKP e Erdoğan kërkon të ruajë pushtetin që prej vitit 2003 megjithë trazirat e problemeve ekonomike që perceptohet gjerësisht si ‘keqmenaxhim’. Rënia e vlerës së lirës vitet e fundit ka trazuar shumë qytetarë në Turqi që kanë parë të bien ndjeshëm standardet e tyre të jetesës. Në fjalimin e të shtunës Erdoğan shtoi se partia e tij e Drejtësisë e Zhvillimit e “ka bërë Turqinë një lojtar çelës në skenën botërore”. "Në këto 20 vjet kemi zgjidhur probleme shumë më të vjetra, kemi ndërtuar infrastrukturë që e kanë zili dhe vendet e zhvilluara”. "Të gjithë thonë se Turqia duket si një vend tjetër, dhe çdo krizë globale ka bërë të kuptohet më mirë fuqia e vendit tonë”, tha Erdogan. Por në tetor instituti shtetëror turk i statistikave tha se inflacioni në vend ishte në më të lartën e 24 viteve të fundit. Ndërsa rënia e vlerës së lirës turke ka shtuar kostot e mallrave të importuara, duke dëmtuar fuqinë e shpenzimit të bizneseve dhe qytetarëve turkë, shkruan rrjeti Euronews.

Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
DIGITALB DIGITALB - OFERTA