Top Channel/ Erdogan padit rivalët për shpifje, kërkon 30 mijë USD dëmshpërblim
01/11/2024 23:40

President i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, paditur liderin kryesor të opozitës dhe kryetarin e Stambollit për deklarata që ai i ka cilësuar si shpifje. Këto deklarata, sipas padive, ishin bërë gjatë një tubimi protestues një ditë më parë. Dy paditë e ndara janë ngritur ndaj Ozgur Ozel, kreut të Partisë Popullore Republikane, dhe kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Njëra padi akuzon Ozelin për “ofendim publik të presidentit” dhe për “kryerjen e krimit ndaj reputacionit dhe nderit të zyrës së presidentit”. Tjetra padi pretendon se Imamoglu kishte bërë “akuza të pabaza, përfshirë shpifje, që shkelin të drejtat e Erdoganit” dhe se ai “ka vepruar kështu me qëllim që ta poshtërojë presidentin para publikut”. Secila padi kërkon 30.000 dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga të akuzuarit. Këto padi kanë për bazë deklaratat e bëra nga këta dy politikanë gjatë një proteste të enjten në Stamboll, pasi të mërkurën policia kishte arrestuar kryetarin e qarkut Esenjurt të Stambollit, nën pretendime se kishte lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, parti e ndaluar në Turqi. Nuk është e qartë se cilat deklarata nxitën këto padi, por Ozer, i cili mori udhëheqjen e CHP-së një vit më parë, u përgjigj menjëherë. Erdogani “pretendon se është ofenduar, por asnjë ofendim nuk është bërë. Ai tenton ta bëjë veten viktimë... dhe ai është që ofendoi dhe viktimizoi Esenjurtin” duke arrestuar kryetarin, tha ai për gazetarët. Imamaoglu, i cili u zgjodh kryetar i Stambollit më 2019, shpesh portretizohet si rivali më i madh politik i Erdoganit dhe pritet që të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Ai konsiderohet si një nga politikanët më popullor në Turqi.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA