Top Channel/ Erdogan nuk kursehet me akuzat: Qeveria e Izraelit do ta lajë rajonin me gjak
04/10/2024 21:47

Presidenti turk foli sot në panairin e aeronautikës Teknofest në Adana, Stamboll, duke përmendur gjithashtu politikën rajonale dhe konfliktet e rënda në Gaza dhe Liban. Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Izraelin për provokime të qëllimshme kundër arritjes së paqes në rajon, duke thënë se “përshkallëzon veprimet e tij sa herë që paqja ose armëpushimi duken të mundshme”, për të thelluar vuajtjen në rajon. Erdogan tha: “Sa herë që duket se i afrohemi një armëpushimi ose paqeje në rajon zyrtarët e Izraelit përshkallëzojnë provokimet për ta futur në zi këtë rajon gjeografik. Një plan i mbrapshtë duket se është vënë në lëvizje, një plan që nuk kufizohet vetëm te Gaza, bregu Perëndimor apo Libani. Nuk është e vështirë të shikosh objektivin përfundimtar të Izraelit”. Në lidhje me sulmet ajrore, Erdogan dënoi Izraelin për vrasjet duke e quajtur “shteti çmendurisë” ashtu si dhe Perëndimin për mbështetjen, duke thënë: “Është tragjike që Perëndimi vijon të mbështesë këtë rrjet masakrash”. Erdogan tha se Izraeli ka përdorur Hamas si një justifikim për të pushtuar Gazës, ashtu si tani që po përdor Hezbollah si një justifikim për të pushtuar Libanin. Ai shtoi se furnizimi me armë i Izraelit është njëlloj sikur t’i përdorësh ato vetë: “Çdo pikë gjak e derdhur, është në dorë të atyre që u japin armë ose bomba atyre që i lëshojnë”. Ai tha se Turqia nuk do të lejojë copëtimin e rajonit, siç duket se është objektivi Izraelit.

Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
DIGITALB DIGITALB - OFERTA