Top Channel/ Emigrantët sollën 541 mln euro, deri në nëntor erdhën 71 mln euro më shumë
13/12/2021 20:02

Të ardhurat nga emigrantët kanë shënuar një rritje të konsiderueshme përgjatë vitit 2021. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, remitancat apo dërgesat që sjellin emigrantët te të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në fund të nëntëmujorit në 541 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur shumë vende europiane ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë kishin aplikuar masa të rrepta për menaxhimin e situatës së pandemisë, flukset hyrëse nga emigrantët kanë parë një rritje me gati 71 milionë euro më shumë. Sipas statistikave, vetëm në tremujorin e të tretë prurjet valutore të emigrantëve përllogariten në 200 milionë euro, me rritje gati 1% në raport me tremujorin e vitit 2021. Referuar bankës qendrore, përgjatë kësaj periudhe është vërejtur një rënie e lehtë e përdorimit të kanaleve formale për dërgesat nga emigrantët përmes sistemit bankar e rrugëve të tjera zyrtare, teksa janë rritur dërgesat në cash si pasojë e lëvizjes së emigrantëve me zbutjen e masave kufizuese. Që prej vitit 2015 e deri në vitin 2019 para krizës së pandemisë niveli i remitancave ka parë një rritje të vazhdueshme duke reflektuar edhe emigracionin masiv të shqiptarëve përtej kufijve. Në vitin 2020 dërgesat e emigrantëve pësuan një rënie dhe totali i tyre arriti në 637 milionë euro si pasojë e pandemisë covid-19, një dukuri e pritshme pakësimi i tyre i lajmëruar si nga autoritetet vendase ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore në raportet e saj për Shqipërinë. Por, pas tkurrjes një vit më parë duket se me lehtësimin e masave nga vendet e huaja të ardhurat nga emigrantët vijuan sërish një trend në rritje ku me gjasa deri në fund të viti pritet të arrijnë nivelet e parakrizës.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA