Reshjet e borës vijojnë të jenë intensive edhe në qarkun e Korçës. Pamjet që shihni i përkasin pikës së kalimit në Kapshticë nga e cila kanë kaluar mijëra udhëtarë që kthehen në shtëpi për festa. Vetëm në 5 ditët e fundit fluksi i kalimeve në Kapshticë llogaritet i lartë.