Top Channel/ Ekzekutimi i Eduard Reçit. Dy vëllezërit e qëlluan nga një hotel
25/11/2024 12:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi. Shkak i vrasjes është një konflikt pronësie mes dy vëllezërve Dukaj dhe biznesmenit të ndërtimit. Ndërkohë që hetimi për dinamikën e ngjarjes tregon se i dyshuari si vrasës ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli që është afër vendit të ngjarjes dhe këtë e kishte përcaktuar edhe eksperimenti. Pasi është përcaktuar këndi i qitjes, në katin e dytë të shkallëve të këtij hoteli, janë parë lëvizje të vazhdueshme të dy vëllezërve që prej ditësh kanë ndjekur shënjestrën e tyre. Janë administruar disa pajisje kompjuterike dhe ndër to është parë se dy vëllezërit kishin porositur online blerjen e një pushke. Siç bëjnë me dijë burime të sigurta, pista kryesore ishte e konflikteve për pronësinë. Eduart Reçi pretendonte se kishte dokumente edhe për një pronë publike. Por këtë pronë e pretendonin edhe dy vëllezërit duka që kishin një lokal në afërsi të vendit ku u vra Reçi. Konflikti kishte agravuar, këto indicie e kanë bindur grupin e hetimit të përjashtonte pistat e tjera, si e kaluara e të të ndjerit në SHISH. Shkëlqim Duka rezulton se ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në Turqi, ndërsa njihej nga grupi i oficereve për dëshirën për qitje me armë zjarri, e sidomos atyre me snajper. Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të mërkurën e 13 nëntorit 2024, poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vetë, në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë. Mësohet se gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se ishte plagosur nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen në momentin që u qëllua me armë. Dyshohet se fishekzjarrët ishin si kamuflim i atentatit ndaj biznesmenit.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA