Top Channel/ Eksod nga lufta në Ukrainë! 8 milionë banorë më pak që nga nisja e agresionit rus
22/10/2024 21:36

Dy vite e gjysmë luftë kanë shkaktuar eksod dhe rënie të lindjeve në Ukrainë, duke bërë që popullsia e vendit të jetë sot 8 milionë më pak. Sipas shifrave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, ka një rënie dramatike të popullsisë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Florence Bauer - drejtoresha e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore - Popullsia ka rënë me rreth 10 milionë që nga viti 2014 dhe me rreth tetë milionë që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022. OKB, që citon të dhënat nga zyra kombëtare e statistikave, thotë se Ukraina numëronte 45 milionë banorë në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë dhe deri në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, popullsia ishte zvogëluar në 43 milionë, për të vazhduar më tej rënien drastike dhe sot vetëm 35 milionë qytetarë jetojnë në Ukrainë. Një tjetër faktor për emigrimin, sidomos të të rinjve, është dëshira për të lëvizur drejt vendeve me nivel më të lartë jetese dhe me më shumë mundësi. Ukraina, prej vitesh ka pasur në një nga nivelet më të ulëta të lindjeve të Europë, sot ka arritur në nivelin e një fëmije për çdo grua, kur sipas OKB-së, për të ruajtur numrin e popullsisë, norma teorike e zëvendësimit është 2.1 fëmijë për grua. Këto shifra publikohen teksa Rusia vijon sulmet ndaj infrastrukturës në Ukrainë, veçanërisht asaj energjetike, duke shkatërruar pjesën më të madhe të kapacitetit prodhues të energjisë. Për pasojë, ky pritet të jetë dimri më i vështirë i luftës deri më tani.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA