Top Channel/ Ekskluzive! Pse ndodhet FBI dhe DEA në Shqipëri, Robinson zbulon detajet
20/03/2024 22:30

Anila Hoxha: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur në mënyrë të pandërprerë drejtësinë shqiptare dhe institucionet e drejtësisë që të jenë sa më efiçente. A janë këto institucione me të njëjtat kapacitete si aleatët dhe ndërkombëtarët për të marrë pjesë me ta në operacione ndërkombëtare? Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Mendoj se përgjigja e shkurtër është po, ata kanë disa kapacitete. Por kjo është një punë në vazhdimësi dhe kapaciteti i tyre rritet me kohën. Arsyeja pse ne jemi këtu, arsyeja pse Departamenti i Drejtësisë dhe FBI dhe DEA janë këtu është për të bërë pikërisht këtë, për të ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve në mënyrë që roli i këtyre institucioneve të drejtësisë të mund të vazhdojë të rritet. Dhe e dini, do ju kujtoj se kur isha këtu në vitin 2024, në 2006, ne kishim biseda të ngjashme nëse Shqipëria kishte kapacitetin për të bërë x, y, apo z, për t’iu bashkuar NATO-s. Dhe tani ata janë një partner i fortë i NATO-s. Dhe askush nuk e mendonte këtë në 2004-2006. Ata kanë bërë shumë punë. Por ka shumë më shumë punë për të bërë. Dhe mendoj se shqiptarët, ajo çka qytetarët shqiptarë duhet të dinë, është se për sa kohë institucionet e Shqipërisë, institucionet e drejtësisë, institucionet kundër korrupsionit, për sa kohë që ata kanë vullnet të luftojnë kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, ata do gjejnë një partner të fortë te Shtetet e Bashkuara që ka vullnetin t’i shoqërojë ata në atë betejë.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA