Top Channel/ Ekskluzive! Në ndjekje të grupeve kriminale, Robinson: Nuk ka dallime të mëdhenj apo të vegjël
20/03/2024 22:30

Anila Hoxha: Sa herë që në Shqipëri bllokohen ngarkesa me kokainë, media në Shqipëri raportojnë shkurtimisht duke iu vendosur epitete individëve si baron i drogës, Eskobari i Ballkanit, e kështu me radhë. A ka individë dhe shtetas shqiptarë të cilët kryejnë aktivitetin dhe janë të këtyre përmasave në fushën e narkotrafikut në Shqipëri apo edhe në vendet e Amerikës Latine, të cilët po gjurmohen apo që janë personazhe shumë të dyshuar? Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Do thoja se kriminelët e organizuar shqiptarë ndërkombëtarë janë në të gjithë botën. Ata kanë gjetur rrjete të mëdha kriminale me të cilat bashkëpunojnë. Dhe ata po mundohen në mënyrë aktive të dëmtojnë vendet tona, sistemet tona të drejtësisë. Ata po korruptojnë institucionet dhe po përfitojnë shumë nga veprimtaria e tyre kriminale. Siç e thashë më parë, është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka mundemi për t’u dhënë institucioneve shqiptare mjetet për të ndjekur ato grupe kriminale që veprojnë këtu në Shqipëri, ato që veprojnë në vende të tjera europiane dhe ato që po nisin të veprojnë në pjesët e tjera të botës. Për sa kohë ato vazhdojnë aktivitetin e tyre, bashkësia ndërkombëtare, qeveritë tona, kemi detyrimin të bëjmë gjithçka mundemi për t’i luftuar. Të mëdhenj apo të vegjël, nuk ka rëndësi, ne duhet të bëjmë ç’mundemi për t’i luftuar këto rrjete. Anila Hoxha: Ju qëndruat në një takim me Kryeprokurorin e SPAK dhe – për t’iu kthyer sërish njoftimeve nga Ambasada për takimet me njerëzit e drejtësisë – kuptova që mesazhi juaj kryesor ose kishit përçuar një mesazh për kurajo dhe guxim tek njerëzit e drejtësisë që hetojnë dhe shpallin vendime. Mund të ndani me ne disa nga këshillat ose mesazhet që iu dhatë prokurorëve të posaçëm të SPAK gjatë këtyre takimeve?

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA