Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij në Bathore dhe i vë flakën mesditën e 25 dhjetorit. Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshëshrten të cilët ndodheshin Brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën. Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët. Një pjesë e banesës dhe mobiljet janë djegur nga flakët. Bashkëshortja e tij, tregon tmerrnin që ka përjetuar bashkë me fëmijët. “Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmvbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.