Top Channel/Ekonomia u rrit 4.06 %, INSTAT: Tremujori i dytë, ndikim turizmi dhe sektori i ndërtimit
01/10/2024 19:50

Ekonomia shqiptare vijon rritjen për të dytin tremujor me radhë. Gjatë muajve prill, maj dhe qershor ekonomia është rritur me 4.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit 2023, INSTAT përllogarit një rritje prej 3.94% në gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorët që i kanë dhënë ndikimin kryesor rritjes ekonomike sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Aktiviteti ndërtues në këtë periudhë është shtuar me 10.10% më shumë se tremujori i dytë i 2023-shit. Ndërsa turizmi, përtej bumit të vizitorëve, renditet në vend të gjashtë me rritje prej 6,48% krahasuar me vjet. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +1.12%, ndërtimi me +1.12 %, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, me +0.86 %, aktivitete profesionale dhe shërbim administrative me 0.62%, bujqësi pyje dhe peshkim me +0.17%, aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.13%, aktivitete financiare dhe të sigurimit me 0.13 %; arte, argëtim dhe çlodhje me 0.06%. Taksat neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me 0.92%”. Negativisht ka kontribuuar grupi industri, energji dhe ujë me 0.96%, informacioni dhe komunikacioni me 0.11%. Instat vëren gjithashtu se ndonëse ndërtimi është rritur, kanë ngecur shitjet e pasurive të paluajtshme duke ndikuar me një ritje minimale prej 0,13 përqind.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA