Top Channel/ Efektivi i policisë vrau burrin e tezes, mori hak për dhunimin e motrave
17/08/2024 19:36

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një dasme në Ferizaj, ku një punonjës policie hapi zjarr ndaj një 89 vjeçari duke e lene te vdekur ne vend. Ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, mediat në Kosovë shkruajnë se Festim Ramadani është hakmarrë për motrat e tij, të cilat dyshohet se janë dhunuar nga bashkëshorti i tezes së tyre, Sadri Sadriu, kur ishin të mitura. Sipas raportimeve të mediave, gjatë kohës së luftës në kosovë, Sadri Sadriu, i afërm i bashkëshortit të presidents së kosovës vjosa osmani, i kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre dhe gjatë kësaj periudhe i ka dhunuar vajzat. Megjithatë, këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Mbremjen e djeshme efektivi Festim Ramadani ishte jashtë orarit te shërbimit kur ka shkuar në një lokal në ferizaj ku po zhvillohej një dasmë. Ainuk ishte I ftuar në ceremoni, por takoi jashtë ambienteve të lokalit 89 vjecarin Sadri Sadriu dhe hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj, efektivi I policisë së kosovës ka shkuar vetë në komisariat ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai tashmë është nën arrest dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA