Top Channel/ E zhgënjeu ëndrra amerikane? Ç’ka ndodhur me Simakun, i mbijetoi presionit dhe…
13/12/2024 23:28

Ndërsa rrjet sot vlon nga një video e publikuar nga një kanal amerikan, abc7 ku një grua merr ndihma sociale dhe që aludohet se është e madhja Parashqevi Simaku, gazetarja Mira Kazhani ka bërë një reagim për këtë. Nga Mira Kazhani Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun. Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia. Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën. Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të kapur Hollivudin. Në intervistën e saj të parë ajo u shfaq edhe më e sofistikuar dhe gati për të prekur ëndrrën e saj. Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj. Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe. Zhgënjimi nga ëndrra amerikane apo diçka tjetër? Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë? Çfarë mund të ketë ndodhur me njeriun që shqiptarët do të paguanin gjithmonë për ta dëgjuar tek këndon? Janë pyetje retorike. Por sot do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet. Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Detyrimi moral që i kemi njerëzve të artit që të mos poshtërohen. Detyrimi që i kemi çdo njeriu që të ketë një pleqëri me dinjitet, në fakt. Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri, sepse po, fatet janë individuale edhe Parashqevia i përket Amerikës, se është qytetare atje mbi 30 vjet, por mbetet e Shqipërisë e kjo s’e bën atë të huaj dhe as e zvogëlon përgjegjësinë morale për një shqiptare që në kohën e vet i dha popullit të vet muzikë, bukuri, ëndërr.

Top News- Zarf në shtëpinë e Big Brother, çfarë surprize u rezervua për banorët
22/01 21:15
Top Channel/ Besi dhe Xhensila zyrtarisht ‘single’! Zbardhet vendimi: Aktori duhet t’i paguajë…
22/01 18:01
Top News- ‘Ke rrahur një vajzë mes lokalit’, shpërthen keq mes Laertit dhe Gertit- Nuk të vjen turp
22/01 10:59
Top News- 5 VIP-a në nominim, kush largohet nga shtëpia e Big Brother? Votoni
22/01 09:49
Top News- ‘Laerti është i imi’, Amber: Goca mos u zini
22/01 09:48
Top News- Xumi lë shtëpinë e Big Brother, Gjesti pret me përqafime dhe puthje Eglin
22/01 09:31
Top News- ‘Kur humba babain, mu shkatërrua bota’, Valbona drithëron: O ba ku je…
22/01 09:31
Top News- “Ik o palaço”, shpërthen debati, ofendime mes Rozanës dhe Gertit
21/01 21:00
Top News- Plas në shtëpinë e BBVA! Rozana zihet me G-Banin e Valbonën: Ik bëjë treshe
21/01 20:00
Top News- “Hiqi duart”! “Ti je legenë femër”! Sherr mes G-Banit dhe Rozanës në BBVA
21/01 19:00
Top Channel/ Frikë dhe panik për këngëtaren shqiptare, fansat i futen fshehurazi në hotel dhe…
21/01 18:59
Top News- “Mos hajde te krevati im kur…”, acarohet G-Bani
21/01 18:00
Top News- Jozi e Loredana të përqafuar në krevat: Ti je shumë e mirë! Çfarë ndodhi mes tyre
21/01 10:52
Top News- Çfarë po ndodh me Xumin? Presioni i nominimit…Laerti dhe Egli kundër tij?
21/01 10:51
Top News- Plas në BBV 4 ! Xumi nuk përmbahet dhe shpërthen ndaj Eglit: Je femër tikpike besëprerë
20/01 22:30
Top News- “Gjyshe, s’je për këtë punë”, Xumi debate me banorët, nuk i del inati. Gjesti kërcen
20/01 21:30
Top News- Përplasje e fortë mes Rozanës edhe Gertës: Unë kam atë që ti se ke
19/01 16:46
Top News- Gjesti dhe Egli lidhen në shtëpinë e Big Brother? Si po shkon raporti mes tyre
19/01 16:45
Top Channel/ Pas takimit me djalin përfundoi në psikiatri, ndodh e papritura për Simakun: Sot ajo…
18/01 19:34
Top News- Gjesti dhe Egli afër puthjes? Banorët përqafime të zjarrta- U martuam, kur t’jemi bashkë
18/01 13:34
DIGITALB DIGITALB - OFERTA