Top Channel/ E zbulon Rama: Donald Trump në Tiranë më 2027! (Çfarë thotë për Veliajn)
30/12/2024 19:36

Nga konferenca për shtyp e funndvitit, kryeministri Edi Rama i bëri një bilanc vitit që po lemë pas duke e quajtur si faktin më domethënës çeljen e dy kapitujve me BE-në. Janë organizuar në Shqipëri një sërë samitesh të pamendueshme deri disa vite më parë tha kryeministri dhe këtë ia atribuoi të shikuarit e Shqipërisë me respekt në arenën ndërkombëtare. Por akoma më e pamendushme deri disa vite më parë, është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku më NATO-n. Ardhja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është njëkohësisht dhe një mesazh shumë i qartë për të gjithë, lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Edhe njëherë tjetër Edi Rama reformën në drejtësi e quajti një projekt të patur e realizuar nga PS. Të mos-komentuarin e të hetuarve apo të dënuarve nga SPAK e quajti një vendim strategjik, megjithatë dënoi ashpër atë që quajti gjyq publik, politik e mediatik ndaj kryebashkiatut të Tiranës Erion Veliaj pa patur një akuzë zyrtare nga SPAK. Edi Rama e kundërshtoi paralelizmin e përjashtimit nga PS të ish ministrit Samir Tahiri, me një veprim të ngjashëm për Erion Veliaj. Vuri në pah transformimin e Tiranës prej Erion Veliaj dhe angazhimin e tij politik në PS. Pasi vlerësoi punën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar si partnerë të besueshëm të prokurorëve të SPAK në luftën me krimin e organizuar kryeministri nuk e kishte për momentin një përgjigje për propozimin amerikan që “prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA