Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një 39-vjeçar shqiptar, i cili vrau gruan e tij me çekiç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur një javë më parë kur dy fëmijët e çiftit kanë qenë në shkollë. Pasi e ka vrarë, shqiptari ka fshehur trupin e saj në papafingo. Fëmijët nuk kanë kuptuar asgjë, ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë ai që ka njoftuar policinë dhe ka dëshmuar krimin tronditës. Para efektivëve ai ka deklaruar se e ka vrarë pasi ishte xheloz. Top Channel ka siguruar edhe momentin kur ai arrestoht nga policia dhe mban kokën ulur Fqinjët kanë deklaruar se ata kishin 2 fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre. Shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije është arrestuar, ndërsa hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.