Top Channel/ E dizajnuar të kërcënojnë SHBA-në, Koreja e Veriut lëshon raketë të re balistike
31/10/2024 22:30

Koreja e Veriut e ka lëshuar një raketë të re balistike ndërkontinentale të enjten, duke e kryer testimin e parë pas gati një viti të një arme të dizajnuar për t’i kërcënuar Shtetet e Bashkuara. Testimi ndodhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të 5 nëntorit. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëroi testimin e raketës dhe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes. Ai e quajti testimin “veprim i duhur ushtarak” për ta dëshmuar vendosmërinë e Koresë së Veriut për t’iu përgjigjur lëvizjeve të armiqve që e kanë kërcënuar sigurinë e Veriut, tha Ministria Mbrojtjes e këtij vendi në një komunikatë. Koreja e Veriut e konfirmoi testimin e raketës pak orë pasi fqinjët e saj e vërejtën lëshimin e saj, duke thënë se besojnë se ajo është një raketë e re, më e shpejtë, që synim ka SHBA-në. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) thanë se Koreja e Veriut mund ta ketë testuar një raketë të re balistike me rreze të gjatë, të furnizuar me lëndë të ngurtë djegëse. Raketat me karburant të ngurtë janë më të lehta për t’u lëvizur dhe për t’u fshehur dhe mund të lëshohen më shpejt se ato me karburant të lëngët. Ministri i Mbrojtjes i Japonisë u tha gazetarëve se kohëzgjatja e fluturimit të raketës prej 86 minutash dhe lartësia maksimale prej më shumë se 7.000 kilometrash i tejkaluan të dhënat e testeve të mëparshme të raketave të Koresë së Veriut. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Sean Savett, e cilësoi lëshimin e raketës si “shkelje flagrante” të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe tha se ajo “rrit tensionet pa nevojë dhe rrezikon destabilizimin e sigurisë në rajon”. Koreja e Jugut dhe Japonia e dënuan veprimin e Koresë së Veriut, duke e cilësuar si një kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe thanë se po koordinohen ngushtë me SHBA-në mbi testin më të fundit të armëve të Koresë së Veriut.

Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
DIGITALB DIGITALB - OFERTA