Top Channel/ DW: Ballkani, rrezik nga radikalizimi islamik-“Grackat ku po bien të rinjtë”!
28/08/2024 13:21

Debate të mëdha janë ndezur lidhur me radikalizimin e të rinjve myslimanë nga Ballkani pas parandalimit që iu bë atentatit në koncertin e Taylor Sëift. Autoritetet arrestuan për atë rast një person të radikalizuar, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut. I pyetur se sa i madh është rreziku që të rinjtë myslimanë nga Ballkani të radikalizohen jashtë vendit, eksperti Robert Pichler thotë se nuk e mendon si rastësi që të dy - si terroristi i 2 nëntorit 2020 dhe terroristi i dyshuar i 7 gushtit 2024, - janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, por do të isha shumë i kujdesshëm dhe nuk do ta bëja rrezikun e radikalizimit dhe terrorizmit si fenomen të diasporës shqiptare-maqedonase. Komuniteti shqiptar nga Maqedonia e Veriut është shumë i larmishëm dhe shumica dërrmuese e myslimanëve shqiptarë nuk duan të kenë asnjë lidhje me pikëpamjet radikale dhe të dhunshme në emër të islamit, thekson ai. Në të njëjtën kohë, duhet thënë, se ka një numër jo edhe aq të vogël të rinjsh që nuk e gjejnë dot rrugën e tyre, që nuk ndihen në shtëpinë e tyre as këtu e as andej dhe kërkojnë rrugëdalje që u japin njohje dhe vlerësim. Në këtë pikë duket se, pozicionet radikale islamike gjejnë një miratim të lartë tek disa, shprehet eksperti, që shton se propaganda e predikuesve islamistë të urrejtjes hedh rrënjë më shumë tek personat që i konvertojnë zhgënjimet më të mëdha në refuzim dhe urrejtje, teksa u ofron atyre pranim në një atdhe të ri dhe të pashenjtën ia bashkangjit mënyrës perëndimore të jetesës. Antropologu historian thotë se Ballkani, si rajon ku përplasen veçanërisht forca diverguese, nuk është i përjashtuar aspak nga tendencat e radikalizimit. Ai vecon Ish Jugosllavonë me historinë e saj të disintegrimit brutal, ku etnonacionalizmi i përhapur, mobilizimi i miteve historike dhe nxitja kundër myslimanëve ka qenë sidomos më e përhapur në qarqet nacionaliste-ortodoksem, e kjo sic thotë, ishte vendimtare për shpërthimin e luftës dhe që çoi si pasojë në dëbime deri në genocid.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA