Top Channel/ “Duan të më rrëzojnë nga pushteti”, Vuçiç: Nuk do të largohem si Assad
10/12/2024 22:38

Teksa presidenti serb akuzonte sot shërbimet e inteligjencës se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti pas shtimit të protestave anti-qeveritare, ai shtonte se “nuk do të largohet nga vendi” si lideri sirian Bashar al Assad. Aleksandar Vuçiç postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Do të luftoj për Serbinë dhe popullin dhe nuk i shërbej asnjëherë të huajve që kërkojnë të mundin, të turpërojnë dhe të shkatërrojnë Serbinë”, tha ai. Kundërshtarët e Vuçiç e krahasonin atë me Assad që u largua drejt Moskës pas avancimit të rrufeshëm rebel, që i dha fund sundimit gjysmë-shekullor të familjes së tij. Protesta masive kanë nisur të shumë qytete serbe që prej shembjes së stacionit në qytetin verior Novi Sad ku humbën jetën 15 njerëz më 1 nëntor. Demonstrues në Novi Sad, Beograd e qytete të tjera serbe fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe punime pa cilësi, me tendera të korruptuar me kompani kineze që janë përfshirë në projekte të rëndësishme infrastrukture në vend. Shembja tragjike e stacionit ishte kulminimi i pakënaqësisë ndaj regjimit autokrat të Vuçiç dhe reflekton kërkesën publike për ndryshime të thella në vend. Ne mesazh Vuçiç shtonte se ditët e javët në vijim ai “do të ekspozonte në detaje sa para janë paguar katër vitet e fundit për të shkatërruar Serbinë” dhe sipas tij për ta kthyer në “shtet vasal”. Vuçiç nuk tha se cilët ‘aktorë’ e kërkonin këtë. Vendi është duke kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ruajtur lidhjet e afërta me Kinën e Rusinë, shkruan rrjeti WashingtonTimes.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA