Top Channel/ Droga në Durrës, vetëm 4 në burg! Operacioni me 15 të arrestuar, jepen masat
08/07/2024 19:39

Një vajzë bionde është përdorur nga policia, krahas 3 personave të tjerë, për të futur në kurth shumë prej të arrestuarve të operacionit "Summer", që çoi në pranga 15 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë. Këtë fillimjave të ndaluarit me urdhër të prokurorisë dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal, ndërsa akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Jashtë ambienteve të gjykatës familjarë të dy prej të ndaluarve, babë e bir, krijuan një situatë të pazakontë për të cilën u desh ndërhyrja e policisë. Pas një seance që zgjati mbi 3 orë, gjyqtari Shkëlzen Liçaj urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 11 prej të prangosurve, 7 prej të cilëve u lanë në masën arrest në shtëpi dhe 4 të tjerë detyrim paraqitjeje. Gjykata caktoi masën e sigurisë Arrest në burg për Zamir Hoxhën, Klodian Sehitin, Xhuljano Xhaferrin dhe Mehmet Metën. Gjatë seancës prokurori Elidon Hysenaj dha detaje nga hetimi dymujor dhe kërkoi masën e sigurisë Arrest në burg për të gjithë të prangosurit. Prokurori deklaroi se burimet konfidenciale u vunë në lëvizje për të kryer blerjet e simuluara dhe dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të personave qe shisnin për 2000-6000 lekë një dozë kokainë dhe më pak dozat e hashashit. Po shumë prej avokatëve mbrojtës deklaruan se këto blerje nuk duhen konsideruar si provë, pasi janë provokime që në përballje me nevojën për para i bën përdoruesit apo personat në kushte të vështira ekonomike të shesin dozat e tyre, apo të vihen në lëvizje për t'i siguruar ato për të siguruar para.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA