Top Channel/ DOSJA! Kastriot Ismailaj i pagoi Metës qindra milionë lekë për zgjedhjet e 2011
22/10/2024 20:48

CEZ DIA, është një ndër çështjet që po hetohet ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ra në pranga një ditë më parë ndërsa po kthehej nga Kosova. Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuar) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte me shoqërinë CEZ. Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH. Në vijim të dëshmisë Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premton Petrit Ahmetit dhe do ti paguante 15 milionë lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht. Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesa 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT SHPK (Agron Çelës) dhe pagesën 29 milionë e pesëqind shoqërisë “Nereida” shpk (Arian Laçi. Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbështetje që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Metës. Sipas Elvis Mataj, duke qenë se Meta nuk kishte marrë aq para sa ka kërkuar prej shtetasit Kastriot Ismailaj për zgjedhjet e vitit 2011, ka ndikuar apo kërkuar më pas që Kastriot Ismailajt t’i shkëputeshin lidhjet dhe mbështetja nga qeveria. Pas kallëzimit penal të shtetasit Romeo Kara, si edhe duke vlerësuar përfundimet e arritura nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, thekson SPAK, në çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj, hetimi ishte përqendruar në marrëdhëniet e të pandehurit Kastriot Ismailaj me shtetasin Ilir Meta (Metaj), roli i këtij të fundit në kontratën e lidhur mes DIA dhe “CEZ Shpërndarja”, përfitimet e parregullta të shtetasit Ilir Metaj në këmbim të kësaj kontrate, theksohet në dosjen e GJKKO. Provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, sipas organit të akuzës kanë provuar se mes shtetasit të gjykuar në një procedim më vete, Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Metaj ka patur marrëdhënie të hershme, si dhe faktin se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka mundur që përmes pushtetit, influencës dhe ndikimit që ka patur si Ministër i Jashtëm dhe më pas si Ministër i Ekonomisë, të sigurojë nënshkrimin e kontratës mes DIA dhe “Cez Shpërndarje”. Ky konkluzion përforcohet dhe nga fakti se në këtë kohë, shteti shqiptar zotëronte 24% të shoqërisë “Cez Shpërndarja”. Shteti shqiptar ishte përfaqësuar në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj shoqërie nga Ministria e Ekonomisë dhe kryesisht nga Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, në këto mbledhje shprehte qëndrimin e institucionit që ai përfaqësonte. Hetimet kane provuar se ka qenë shtetasi Ilir Metaj, ai që i ka sugjeruar CEZ që të zgjidhte si kontraktor për mbledhjen e borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Ky fakt rezulton nga dëshmia e shtetasit Josef Hejsek dhënë para Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë gjithashtu, edhe në regjistrimin e komunikimeve të bëra nga gazetari Artan Hoxha rezulton kjo e dhënë. Nga të dhënat e hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Ilir Metaj ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptare, rrjedhimisht duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve e nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas. Rezulton se shtetasi Ilir Metaj e ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një përfitimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj. Nga dëshmia e shtetasit grek Josef Hejsek e dhënë para Arbitrazhit të Vjenës, përftohet e dhëna se shtetasi Kastriot Ismailaj i është prezantuar si një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme ( Ilir Metaj). Më konkretisht, ky shtetas ndër të tjera ka dëshmuar se: “Ne diskutuam këto çështje me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërise (“METE”)”, theksohet në dosje.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA