Top Channel/ “Do t’i falimentoj bankat si Sudja”, “çmendet” Meta! Kërcënon institucionet financiare
15/08/2024 23:00

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se një bankë e nivelit të dytë ku ai ka llogarinë e partisë, ka tentuar që këtë të fundit t’ia bllokojë. Sipas Metës, drejtoresha e kësaj banke ka kërkuar që të shkojë vetë ai për të firmosur kalimin e pagave për punonjësit e PL. “Nuk dua të them emrin e bankës se nuk jam njeri i papërgjegjshëm, se mund ta falimentoj atë bankë për 24 ore, duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve të tërheqin kursimet nga ajo bankë dhe nga çdo bankë, ta falimentoj më keq se Suden”, tha Meta. Pas kësaj kërkese, që sipas Metës tregon se Drejtoresha nuk e njeh Presidentin e PL, ai thotë se ka telefonuar drejtorin e bankës dhe i ka treguar për rastin që e cilëson të paprecedentë. “Si je? ‘ooo zoti President, kënaqësi e madhe të dëgjoj pas kaq kohësh’. Ti e di i thash që unë jam President. ‘Po si se di’, tha. Po seç ke një drejtoreshë ti atje që nuk e di që unë jam President i PL, se kërkon që të vij unë për të firmosur për pagat e punonjësve të PL e kështu me radhë… ‘Më vjen keq tha, si mund të vish ti këtu’. Unë jam gati i thash të vij, të vijë dhe ajo, se kjo nuk na ka ndodhur me ndonjë bankë tjetër. ‘Jo më tha, kjo është një gjë e çuditshme’. Jo vetëm kaq i thash, madje ka kërkuar që të shkojë Presidenti dhe në Lundër ku kanë arkivat, por kjo nuk është normale. Ai pas dy-tre orësh dërgoi një përgjigje në mesazh, dhe tha ‘më vjen keq dhe që nesër mund të vijë personi i autorizuar’… unë nuk e them emrin e bankës së nuk dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëja thirrje gjithë shqiptarëve që të tërhiqnin kursimet nga kjo bankë…”, tha ai.

Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
DIGITALB DIGITALB - OFERTA