Gazeta e përjavshme greke “Documento” e gazetarit të njohur investigativ Kostas Vaxevanis, i ka kushtuar sot një artikull të gjatë dosjes “Sky ECC” që çoi në pranga një oficerin e policisë greke, i cili ka shërbyer më parë tek anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi. Reportazhi i gazetarëve Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos, zbardh detaje mbi veprimtarinë e grupit kriminal, mbi të cilët rëndojnë shumë akuza.