Top Channel/ “Do i sjellim fakte SPAK-ut”! Kasanof alarmon politikanët: Çrrënjosje korrupsionit!
20/12/2024 19:54

Para largimit nga Shqipëria, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ripërsëriti mesazhet e qarta dhe të forta për çrrënjosjen e korrupsionit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kasanof theksoi se SHBA do vijojë të mbështesë SPAK-un edhe me fakte. “Asnjë burrë a grua nuk është mbi ligjin dhe se çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku çojnë provat dhe kjo është diçka që e mbështesim jo vetëm si proces, por edhe si një radhë faktesh në terren që ndihmojnë për të luftuar korrupsionin dhe çrrënjosur krimin e organizuar”. Kasanof u pyet dhe marrëdhëniet që Sali Berisha, i shpallur “non grata”, do të ketë me Uashingtonin, nën administratën e re të Donald Trump. “Normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre. Në fund, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit komentoi dhe zgjedhjet e pranverës në Shqipëri, duke iu bërë thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatë të panjollosur nga korrupsioni apo krimi i organizuar.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA