Top Channel/ Djali vret babanë dhe e hedh në pus! Tjetër ngjarje makabre në Shënvlash të Durrësit
04/09/2024 19:42

Një ngjarje tronditëse është zbuluar ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, ku policia gjeti të hedhur në pus një 62-vjeccar të vrarë me armë zjarri. Pas tre javësh hetime intensive, policia e Durrësit ka zbardhur krimin e rëndë brenda familjes dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, djalin e viktimës. Ngjarja filloi kur Esmerald Balla, 30 vjeç, më 15 gusht denoncoi në komisariatin e policisë se babai i tij, Enveri, kishte humbur kontaktet dhe dyshohej se ishte vrarë nga një grua e panjohur me të cilën ishte larguar nga shtëpia, pas marrjes së parave të familjes. Hetimet e kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan se 30-vjeçari Esmerald Balla kishte kryer krimin. Pas një konflikti për një shumë të madhe parash, ai kishte vrarë me pistoletë babanë e tij, në Stan ku mbanin bagëtitë, dhe më pas kishte fshehur trupin në një pus, rreth 1 km larg vendit të krimit, ndërsa armën e kishte hedhur në kanal. Të afërmit tregojnë se janë befasuar nga ngjarja, por dhe dyshonin që pas zhdukjes së 62-vjeçarit qê këtë verë kishte vendosur të investonte në fermën ku punonte me të birin. Enver Balla, babai i katër fëmijëve, jetonte në të njëjtën shtëpi me familjen e djalit që akuzohet për vrasjen e tij, si dhe me gruan e tij të dytë, pas vdekjes së nënës së fëmijëve të tij. Policia ka gjetur armën e krimit dhe ka sekuestruar prova të tjera që lidhin të dyshuarin me ngjarjen. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor. Ndaj 30-vjeçarit rëndojnë akuzat e "Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare", "Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve" dhe "Fshehjes dhe asgjësimit të kufomës". Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes për të cilën dyshohet të ketë dhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda familjes.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA