Top Channel/ Dimri i vështirë për Ukrainën? Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Putini do përdorë…
14/11/2024 22:22

Lufta në Ukrainë vijon të mbetet në fokus të NATO-s, teksa sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Mark Rutte, u bëri thirrje partnerëve perëndimorë që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën me fillimin e dimrit. Duke folur pas takimit me presidentin letonez Edgars Rinkiewicz në bazën ushtarake Adazi, Rutte paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin “do të përdorë dimrin si armë”. Sekretarii Përgjithshëm tha se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë sistemin e furnizimit me energji të Ukrainës. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse, anëtarët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të rrisin prodhimin e armëve”, është shprehur ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s komentoi gjithashtu perspektivat e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën. “Kjo është një rrugë e pakthyeshme drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Po ndërtojmë një “urë” me ndarjen e 40 miliardë eurove, me të gjitha marrëveshjet që aleatët kanë lidhur me Ukrainën në nivel dypalësh. E gjithë kjo është një kontribut për të ardhmen e Ukrainës në NATO”, theksoi ai.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA