Top Channel/ Dhjetori i festave! Shkodra ndez dritat, fëmijët mesazh për Benet Becin
01/12/2023 21:30

Shkodra ka nisur të ndriçojë e të zbukurohet si asnjëherë më parë. Ngjyrave festive që kanë veshur tashmë çdo pjesë të qytetit do t’i shtohen dhe tingujt e gëzimit të njerëzve që do të mund të argëtohen përgjatë gjithë dhjetorit tek shtëpizat e “fshatit festiv”, të cilat për herë të parë janë vendosur përgjatë pedonales, për të çelur kështu rrugën e fillimit të një tradite të bukur, traditës së përvitshme që do t’i shtojë kryeqendrës së veriut hijeshinë dhe bukurinë e festave të fundvitit. Shkodra do të gumëzhijë edhe nga tingujt e muzikës, këngëve e valleve, nga artistë shkodranë e të ftuar, të cilët do të performojnë në ditë të ndryshme, përgjatë gjithë dhjetorit. Kalendari i aktiviteteve që pritet të jetë i larmishëm ka nisur që sot me ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes, në prani të fëmijëve artistë shkodranë, qytetarëve dhe kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili po kujdeset vetë për çdo detaj të festimeve të fundvitit në qytet. Ishte kjo si një hapje zyrtare e festimeve që Shkodra po ofron për herë të parë këtë fundvit, me ftesën e përzemërt “Gzo n’Shkodër!”, drejtuar jo vetëm qytetarëve të saj, emigrantëve që do të kthehen në Shqipëri, por edhe gjithë turistëve që mund të zgjedhin festën e këtij qyteti, si destinacion të këtij dhjetori. Kështu, përveç bukurive të pamata natyrore që qyteti ofron e që janë aq të preferuara në dimër, tashmë në këto ditë festive Shkodra do të ofrojë edhe atmosferën e festës së qytetit, me shtëpizat ku do të ofrohet shumëçka, që nga vera e ngrohtë, deri te kraftet e dhuratat e personalizuara apo ushqimi i shijshëm në stilin street food dhe koncertet e shumta, të cilat do të kulmojnë me koncertin e madh të Krishtlindjes dhe atë të ndërrimit të viteve. Pra janë të shumta arsyet me pranu ftesën “Gzo n’Shkodër!”, për çdo ditë të dhjetorit, kur Shkodra do të festojë si kurrë më parë.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA