Top Channel/ Dezinfektim në shkollën e Noelës, nxënësve ju është dhënë antibiotik si parandalim
16/12/2024 19:57

Në bankën bosh të Noelës, gjimnazistes 17-vjeçare që humbi jetën nga meningiti akut, janë vendosur lule nga shokët e saj të klasës, ndërsa të gjitha ambientet e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës janë dezinfektuar. Masa mbrojtjëse janë marrë dhe ndaj nxënësve e mësuesve. Masa profilaktike janë sugjeruar për të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me 17-vjeçaren, përfshirë dhe personelin mjekësor tê Urgjencës Spitalore, ndërkohë që janë gjurmuar personat që mund të jenë ekspozuar ndaj sëmundjes. Në mungesë të një komunikimi zyrtar nga autoritetet e shëndetit publik situata konsiderohet e paqartë dhe ka shkaktuar pasiguri në komunitet. Autoritetet shëndetësore nuk kanë mundur të njoftojnë në kohë shkakun e vdekjes së 17-vjeçares duke lejuar një pjesëmarrje masive në varrimin e saj të dielën. Ndërkohë drejtori i gjimnazit Tomorr Agalliu sqaron se ai dhe stafi po përpiqen të sqarojnë dhe prindërit e nxënësve që janë shfaqur bashkëpunues, ndërsa dita e martë do të jetë një ditë normale shkolle. Noela humbi jetën në QSUT pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi, pas paraqitjes fillestare në Spitalin e Durrësit. Rasti i meningitit të rëndë konsiderohet i pazakontë në Durrës prej kohësh, Rasti nxjerr në pah domosdoshmërinë e masave parandaluese për sëmundjet infektive dhe rëndësisë së vaksinimit në moshë të hershme. Ndërkohë, analizat laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik pritet të konfirmojnë nëntipin e saktë të shtamit të meningitit, i cili do të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut dhe parandalimin e rasteve të tjera në vijim.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA