Top Channel/ Dënimi i Salianjit, Berisha: Dhëmbë për dhëmbë me ta! Ja vdesim, ja rrojmë për liri
26/09/2024 20:29

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve për t’u bashkuar dhe për të “luftuar dhëmbë për dhëmbë” pas vendimit me një vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë. “Miqtë e mi, komisar Zagani u burgos kur denoncoi Habilajt se me makinën e Saimir Tahirit bënin trafikun e drogës. Ndërkohë u faktua nga autoritetet italiane se ajo makinë jo vetëm u përdor, por u dha me qira për trafik droge. Por, ju lutem, rikujtoni pak, Durim Bami, miku i Edi Ramës, deponoi se ishte paguar nga Ilir Meta për të eliminuar Tom Doshin. Dhe ky u faktua me gjithë angazhimin e famëziut McGonigal se ishte një kallëzim i rremë. Ky kallëzim i rremë nuk mori asnjë ndëshkim. Kallëzimi i vërtetë i Ervin Salianjit mori një vit burg. Miq, dënimi i sotëm është goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare. Është goditja e radhës që krimi i jep antikrimit. Është goditja e radhës me të cilën Edi Rama dëshmon se kësaj here, për mandatin e tij të katërt, ai nuk do mobilizojë vetëm bandat, qindra milionë euro patronazhistët, por kësaj here do të burgosë opozitën, do persekutojë opozitën. Atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht. Të dashur miq, ky akt kriminal i dënimit të një deputeti që në emër të misionit të tij para zgjedhësve shqiptarë, në emër të betimit të tij para Kushtetutës së këtij vendi, në emër të opozitarizmit të vërtetë, guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm. Nuk është pra një dënim ndaj një njeriu, nuk është pra këtu çështja e një individi, as edhe e një deputeti. Jo, jo, është çështja e opozitës që goditet për të mos ngritur kokën. Është çështja e ekzistencës apo mosekzistencës së opozitës.

Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA