Top Channel/ Denigronte policët, shpallet në kërkim, ish shefi i AMP ndërtoi në Kallm
02/08/2024 23:12

Ish-shefi i Sektorit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Durrës, është shpallur në kërkim për zaptimin e një trualli shtetëror në zonën bregdetare të Kallmit. Kushtrim Selimaj akuzohet se gjatë kohës që mbante këtë detyrë, ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë në Kallm, duke shpërdoruar detyrën dhe pozicionin e tij. Edhe pse ndodhej nën hetim për një tjetër çështje, atë të portalit, dhe nuk duhej të largohej jashtë vendit, Selimaj është arratisur fillimisht në Kosovë dhe më pas në Angli. Ai përballet me akuza për shpërdorim detyre, ndërtim pa leje dhe vjedhje të energjisë elektrike, për të cilat ka bashkëpunuar me Metin Voglin nga Shijaku, i cili ka pretenduar se ndërtimi pa leje ishte i tij, duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Gjithashtu edhe një ish-kolege e Selimajt në AMP është nën hetim për përfshirje në shkeljet e kryera. Në celularin e saj ekspertët e Krimit Kibernetik gjetën prova që e lidhin ish-zyrtarin e Policisë me ndërtimin e paligjshëm dhe me skemën denigruese ndaj drejtuesve të policisë përmes një portali. Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit ka caktuar 7 masat e sigurisë për personat e përfshirë në këtë hetim duke dhënë masën "Arrest me burg" për Selimajn dhe Voglin, detyrim paraqitjeje për ish-punonjësen e AMPsë, si dhe pezullim nga detyra për 4 punonjësit e policisë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe bashkëpunim në veprimet e paligjshme. Masat e sigurisë për Selimajn dhe Voglin nuk kanë mundur të ekzekutohen, pasi gjatë kontrollit nuk janë gjetur në banesë. Selimaj rezulton që më 29 korrik të jetë larguar nga Prishtina drejt Londrës. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë edhe për të zbuluar se kush e njoftoi paraprakisht për të shmangur arrestimin e tij.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA