Donald Trump është zotuar me kohë t`i japë fund shpejt luftës në Ukrainë sapo të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë e të njëjtën gjë pretendon të bëjë edhe me konfliktin në Rripin e Gazës. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën.