Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në SHBA. “Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut është zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie disa orë pasi z.Mickoski nga Nju Xhersi ka folur për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase.