Top Channel/ Debati për pagat në Kosovë/ Opozita e konsideron të paligjshme rritjen e pagave
01/11/2024 19:48

Gjatë javës, Qeveria e Kosovës njoftoi se me projektligjin për Buxhetin e vitit 2025, pagat në sektorin publik do të shënojnë rritje që nga janari. Sipas projektbuxhetit, rritja do të bëhet me ndryshimin e njësive të koeficientit që përcakton pagën në sektorin publik. Ligjshmëria e këtij plani të qeverisë është vënë në dyshim, pasi me projektbuxhet mund të bëhet vetëm ndryshimi i vlerës së koeficientit. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2025, që u miratua të mërkurën në qeveri, synojnë edhe plotësim ndryshimin e Ligjit të Pagave, që të mundësohet rritja. Është nen specifik në projektligjin e Buxhetit që specifikon që nga janari hyn në fuqi rritja e gjysmë njësi e koeficienti për të gjitha klasat e pozitave në të gjitha tabelat dhe shtojcat e ligjit të pagave kurse nga korriku shtohet edhe gjysmë koeficienti tjetër Opozita thotë se rritja e pagave në këtë kohë është vetëm fushatë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrën e rritjes e shohin joligjore. Këtu kemi dilemën e parë juridike sepse kemi shkelje të ligjit në planifikimin e qeverisë dhe në vendimin, pastaj nuk e kemi këtë arsyen se pse duhet të ndahet rritja e pagave në dy kategori në një para zgjedhjeve, gjatë fushatës elektorale dhe pas rezultatit të zgjedhjeve Një tentim i dobët për të blerë vota dhe qytetarët e Kosovës nuk pranojnë një tentim të tillë e ndanë edhe këtë kinse rritjen e tyre në dy pjesë, 55 euro, nëntë ditë para zgjdhjeve parlamentare për të tentuar kinse për të blerë vota dhe në fund të muajit korrik, dy muaj para zgjedhjeve lokale për t'i kushtëzuar qytetarët Neni 42 i Ligjit për Pagën në sektorin publik ndalon “çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave”. Kjo metodë e rritjes së pagave në sektorin publik jep precedent për abuzime në këtë aspekt. Ky veprim për ne krijon një precedent të rrezikshëm për devijimin nga rregullat e përcaktuara dhe hapë derën për abuzime të mundshme që e dobësojnë themelin e ligjit dhe sistemin e pagave në sektorin publik Punëtorët e sektorit publik nga rritja e parë prej gjysmë njësie të koeficientit do të përfitojnë 55 euro rritje në pagë, e nga rritja tjetër e njëjtë do të përfitojnë në korrik të vitit 2025.

Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA