Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12/2024 22:38

Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar buxhetin vjetor për vitin 2025 me 25 vota pro, 8 vota kundër dhe asnjë abstenim. Buxheti i Bashkisë Korçë për vitin 2025 do të jetë 2,470,018 mijë lekë, ndërsa 46,9 % do të shkojnë për paga, 40,7 % për shpenzime operative dhe gati 12% shkojnë për investime. Për kreun e bashkisë së Korçës ky buxhet fokusohet në 4 shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik që janë turizmi bujqësia teknologjia dhe edukimi. Në mbledhje nuk munguan as debatet dhe kundërshtimet e këshilltarëve të opozitës të cilët e konsideruan këtë buxhet si aspak serioz dhe të orientuar politikisht. Ata e konsideruan të dyshimtë këtë buxhet bazuar në parashikimin e të ardhurave që pritet të sigurohen gjatë vitit 2025 të bërë nga ekzekutivi çka sipas tyre rrezikon investimet e premtuara duke ngritur akuza të shumta për mënyrën sesi shpenzohen paratë e kësaj bashkie Mbledhja u shoqërua edhe me akuza të ndërsjellta mes këshilltarëve të maxhorancës dhe opozitës që pretenduan se çdo argument apo diskutim kishte nëntekst politik për shkak të zgjedhjeve të ardhshme elektorale Mes kërkesave për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 u arrit të dakordësohet për të reflektuar vetëm dy ndryshime njëri prej të cilëve dyfishimi i fondit të parashikuar për kafshët e rrugës si dhe rishikimi i njërit prej projekteve artistike të propozuara.

Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12 19:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA