Top Channel/ DASH përmend sulmin e Top Channel dhe injoron “Belerin”: Gjyqësori më i pavarur
22/04/2024 23:33

Sipas raportit të Departamentit amerikan të shtetit për vitin 2023 të publikuar të hënën, sistemi gjyqësor në Shqipëri po bëhet më i pavarur falë procesit të vetingut dhe veprimeve të SPAK-ut. DASH përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsioni, përfshirë ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partisë Socialiste) Arben Ahmetaj si dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Në raport përmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i dhëndrit të tij që përfitoi 5 milionë dollarë nga një marrëveshje toke. Në raport vihet vihet në dukje edhe liria e medias, sulmi ndaj Top Channel dhe korrupsioni në nivelet e qeverisjes, të cilat vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023, edhe pse qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk është përmendur as çështja “Bleri”, e cila mori një vëmendje të veçantë vitin e kaluar në opinionin publik. Fredi Beleri u dënua për korrupsion në zgjedhje, por çështja u amplifikua për shkak të presionit nga Greqia se gjyqësori shqiptar po bënte shkelje. Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit, atyre të 14 majit vitin e kaluar në raport thuhet se “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe paqësore”, por edhe ato u shoqëruan edhe me probleme.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA