Top Channel/ Çmim për “Pushime on Top”! Programi më i mirë televiziv për turizmin
01/10/2023 15:38

Programi “Pushime On Top” në Top Channel ka fituar trofeun si programi më i mirë televiziv për turizmin, një emision i cili ka bërë të mundur që publiku të njihet më mirë me Shqipërinë, të jetë më afër aventurave dhe destinacioneve të ndryshme dhe gjithashtu ka frymëzuar njerëzit që të eksplorojnë dhe të udhëtojnë më shumë. Ky trofe është marrë në edicionin e parë të “Grand Excellence Turizëm Albania”, një ngjarje e rëndësishme në fushën e turizmit në Shqipëri e cila vjen si një iniciativë e “Albanian Excellence” dhe “Travel Magazine” për të njohur dhe për të nderuar të gjithë ata që quhen liderët dhe frymëzuesit e industrisë së turizmit në Shqipëri. “Është shumë bukur të vlerësohesh për punën që ke bërë, gjithë sakrificat, lodhjen gjatë një sezoni shumë të ngarkuar ku të tjerët pushojnë dhe t’i duhet të pasqyrosh pushimet e të tjerëve, po nga ana tjetër kthehet në një kënaqësi shumë të madhe, dhe programi ‘Pushime on Top’ e ka pasqyruar shumë mirë në ekran çdo aktivitet”, tha Eni Shehu, autor dhe moderator i “Pushime on Top”. “Unë si gazetare e them pa droje që kam qenë një spektatore shumë e mirë e këtij emisioni, sepse mëson, ka informacion është emision i këndshëm dhe të gjitha këto ishin rreshtuar në memorien time si vizuale dhe shpirtërore, kështu që kur u ulëm dhe menduam se cilët do të ishin kandidatët për të marr këtë çmim sigurisht që mendova për këtë emision. Ju uroj shumë suksese, e meritoni dhe uroj shumë që të vazhdoni në këtë rrugë informative, njohëse për të gjithë ne”, u shpreh Flora Nikolla, themeluese e “Albanian Excellence.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA