Gjiganti amerikan i energjisë Chevron, operatori i dytë më i madh në botë në sektorin e hidrokarbureve, ka treguar një interes të madh për kërkime në Greqi, njoftoi mesditën e së hënës Ministria e Mjedisit dhe Energjisë. Kompania amerikane ka blerë të gjitha të dhënat e marra nga kërkimet sizmike të cilat janë kryer vitet e fundit në Greqinë jugore dhe perëndimore dhe ka shprehur interes për kërkime shtesë për rezerva të hidrokarbureve në një zonë detare prej 11,000 kilometra katrorë në jug dhe jugperëndim të Peloponezit.