Top Channel/ Çfarë lexojnë shqiptarët? Interesim i lartë për panairin e librit
14/11/2024 20:03

Në ditën e dytë të panairit të librit, Pallati i Kongreseve gëlon nga numri i lartë i vizitorëve e veçanërisht fëmijëve që zgjedhin këtë event të rëndësishëm të kulturës për t'u njohur me librin, por çfarë preferojnë të lexojnë lexuesit shqiptarë? Loreta Bërhami - Romani dramatik, historitë njerëzore, prekëse, ajo që tipikisht quhet letërsi komerciale pëlqehet. Romanca pëlqehen goxha Arlinda Dudaj - Librat që bëjnë bujë janë ata libra që sapo kanë dalë apo kanë një histori, por edhe libra që flasin për fakte të vërteta. Njerëzit pastaj ndjekin edhe autorët Bashmir Xhemaj - Ka një interesim pothuajse të të gjitha moshave për të gjitha zhanerat e letërsisë, duke përfshirë nga biografitë te letërsia e huaj dhe deri te letërsia vendase. Nga librat me ilustrime te letërsia klasike, lexuesit e vegjël kanë shfaqur interes të lartë për Panairin. Bujar Kapexhiu - Moshat e vogla kanë dëshirë të kenë sa më tepër figura, sa më tepër ngjyra dhe pastaj vijnë shumë fjalë që i shoqërojnë Loreta Bërhami - Ka fëmijë të moshave 7-8-9 që kanë filluar të tërhiqen edhe nga klasikët. Pastaj kemi adoleshentët që kërkojnë histori me frikë, aventura, romancë Vasilika Tafa - Shoh shumë të rinj, megjithëse platformat e ndryshme online që përdorin, ndjehet që duan ta kenë në dorë librin, ta shfletojnë e të ndjejnë muzikalitetin e faqeve të tij Ndër sfidat më të mëdha mbeten libri shqip përballë letërsia së huaj që po përqafojnë fëmijët dhe të rriturit. Loreta Bërhami - Libri shqip lëngon për disa arsye, sepse një pjesë e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria, por edhe sepse një pjesë ka filluar lexon anglisht. Rita Petro - Është tjetër kur lexon në gjuhën e nënës. Kur je në Shqipëri, më duket absurde që fëmijët të flasin gjuhën e huaj apo t'u ofrosh libra në gjuhë të huaj Deri të dielën, Panairi i 27-të i librit do të jetë i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Top Channel/ Masakra e Poklekut në një libër/ U promovua “Shtëpia me gjak në mure” i Afrim Hysenaj
19/01 12:29
Shumë krenari dhe mesazhe të vyera në Javën Kulturore Kombëtare – Javët Kulturore Ndërkombëtare
17/01 20:30
Ditët krenare të Kulturës Kombëtare Kosovë-Shqipëri – Javët Kulturore Ndërkombëtare
16/01 20:30
Top Channel/ Art me vilën e Enver Hoxhës! Rama: Ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16/01 19:55
Top News – Hapet rezidenca e ish diktatorit, Enver Hoxha. Vila 31 shndërrohet në ambient kulturor
16/01 16:23
Top Channel/ “Ëndërr në Papafingo”! Komedia e zezë në skenën e teatrit “Skampa”
15/01 15:33
Top Channel/ “Shteti, autor krimesh”/ Libri i Imer Merlikës, pinjoll i ish-kryeministrit Merlika
14/01 12:36
Top Channel/ Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, ekspozuar në…
14/01 12:34
Top Channel/ “Janari në festën e filmit shqiptar”/ Rikthehet në Gjirokastër eventi kinematografik
12/01 12:30
Top Channel/ Pikturat e Krist Dimos! Ekspozita në COD në Kryeministri
11/01 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e letërsisë, jepen vlerësimet për autorët shqiptarë më të mirë
10/01 15:33
Për herë të parë në Shqipëri, Java e Kulturës Meksikane – Javët Kulturore Ndërkombëtare
09/01 20:30
Top Channel/ Nga Kadare te Alain Delon e Navalny, personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta në 2024
03/01 19:59
Top Channel/ Matematikani i dashuruar me gjuhën shqipe bën gati fjalorin e dytë këshillimor
03/01 12:27
Top Channel/ Ikonat në Lazarat! Punishtja e rrallë në fshatin me histori të trazuar
02/01 15:34
Top Channel/ “Betlehemi i gjallë” Atmosferë unike në Hajmel të Shkodrës
02/01 12:30
Top Channel/ “38 ditë për të ndryshuar jetën”! Supervepra në skenën e Teatrit Kombëtar
30/12 19:58
Top Channel/ Grand Gala në Elbasan/ U mbyll kalendari artistik me koncertin më të madh të vitit
29/12 15:15
Top Channel/ Parashqevi Simaku merr suprizën e paimagjinueshme, nga gëzimi ia merr këngës dhe valles
28/12 13:03
Top Channel/ Karikaturat e Arben Meksit, piktori përgatitet për një ekspozitë të përhershme në Vlorë
28/12 12:41
DIGITALB DIGITALB - OFERTA