Top Channel/ Britanikja që vëzhgoi Nikulajn/ Si duket Harriet Bridgeman, e akuzuara për vrasje
27/08/2024 19:45

Britanikja Harriet Bridgeman ishte pjesë e rëndësishme e grupit të survejimit në vrasjen e Ardian Nikulajt prillim e vitit të shkuar. I vetmi imazh i saj deri më sot është ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të hotel Coral nën pronësinë e viktimës. Për herë të parë ekskluzivisht Top Channel sjell këtë imazh se si duket sot Harriet Bridgeman e akuzuara për përfshirje në vrasje. Kjo foto është shkrepur vetëm pak minuta pasi gjykata e Londrës vendosi që ajo bashkë me dy britanikë të tjerë dhe shqiptarin Edmond Haxhia të ekstradohen në Shqipëri, vendim që avokatët e tyre do ta apelojnë. Menjëherë pas vendimit Bridgeman tejet e tensionuar, ka zbritur shkallët e gjykatës për të ndezur një cigare e bërë një telefonatë. E ndërsa gjykatësi Daniel Sternberg, lexonte vendimin ajo ka shpërthyer në lot e më pas është përqafuar nga të afërmit. Ajo do të vijojë të jetë e lirë me kusht deri në përfundim të apelimit. Top Channel ka mësuar detaje të reja se si ajo bashkë më britanikët e tjerë mikpritjen e Ardian Nukulajt e përdorën kundra tij. Një natë përpara vrasjes ajo bashkë me dy britanikë të tjerë po darkonim në restorantin Coral dhe nxori kartën e kreditit për të paguar. Por karta nuk i punonte. Atë moment Ardiani i thotë kamarierit ska problem dhe so do tja paguante ai darkën. Bridgeman u afrua dhe falënderoi Ardianim i cili po darkonte me bashkëshorten pak metra më tej. Po ashtu ata kërkuan ndihmën e tij në thirrjen e një taksie për të shkuar e vizituar Lezhën taksi e cila u pagua po prej Ardianit. "Ai donte që turistët në hotelin tonë të ndjeheshim si mos më mirë' shprehet një prej familjarëve të viktimës duke theksuar se trajtimin prej tij si miq ata ia shpërblyen duke kontribuar në çuarjen informacion killerit Ruben Saraiva. Po ashtu gjatë qëndrimit në Shëngjin Harriet Bridgeman ka tentuar të miqësohet e të futet në muhabet me Ardian Nikulajn. Sipas dokumenteve të gjykatës parë nga Top Channel është nënë e një fëmije të sëmurë po ashtu vuan edhe vetë me sëmundje të shëndetit gjyqësor. Sëmundjen e fëmijës dhe të sajën avokatët i përdorën për të bllokuar ekstradimin. Sikurse për gjendjen e saj sollën në gjykatë edhe dy ekspertë të pavarur. Raportet e tyre nuk e bindën gjyqtarin Daniel Sternberg i cili lejoi ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA