Top Channel/ Brenda Xhamisë së Namazgjasë/ Një ditë përpara përurimit, TCH zbulon detaje
09/10/2024 19:36

Pritjes gati 10-vjeçare për të parë xhaminë e Namazgjasë i erdhi fundi. Perdet e investimit turk në qendër të Tiranës do të ulen pas jo më shumë se 24 orëve, por detajet i zbulojmë për herë të parë, me një arkitekturë të stilit klasik turk me katër minare, teksa në derën qendrore janë varur flamujt e dy shteteve. Top Channel ka mundur të hyjë ekskluzivisht brenda xhamisë së Namazgjasë, një ditë para ceremonisë inauguruese. Ndërsa gurthemeli i të cilës është hedhur që në vitin 2015, kjo godinë me përmasa gjigande është gati. Ndodhemi në sallën kryesore të faljes së namazit që planifikon të ketë kapacitet për rreth 5 mijë besimtarë. Këtu në pjesën e poshtme të sallës do jetë një hapësirë dedikuar meshkujve, ndërsa kati i dytë i godinës për faljen e grave dhe vajzave. Laurent Luli, nënkryetar KMSH thotë: “Do të plotësojë nevojat për besimtarët e kryeqytetit sepse ka kapacitet të madh. Një xhami që do të jetë multifunksionale sepse veç adhurimeve që do mund të bëhen nga besimtarët do të ketë edhe shërbime, sallë konferencash, bibliotekë…”. Të parët që kanë pasur fatin e përjetimit të faljes në xhaminë e re janë vetë punonjësit, të cilët po merren me përgatitjet e fundit një ditë para inaugurimit, ku natyrshëm detajet po i vëzhgojnë edhe zyrtarët e dy shteteve. Mirëpo çelësin e hapjes së xhamisë së Namazgjasë e kanë presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që pas një deklarate të përbashkët në drekë, do e nisin ceremoninë çelëse që parashikohet të zgjas një orë, në 4:30 të pasdites. Më herët, pritja e presidentit Erdogan do të bëhet nga presidenti Bajram Begaj, si dhe do të zhvillohet një mbledhje e këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë. “Më shumë është një ceremoni ndërshtetërore sesa ceremoni fetare”, shtoi nënkryetari i KMSH. Në mbikëqyrje të eventit hapës të xhamisë së Namazgjasë është edhe komunitetit mysliman shqiptar që e cilëson këtë hap si plotësim të një ëndrre të hershme. Ndërsa sqaron se kush do të jetë përgjegjës për funksionimin e një ndër xhamive më të mëdha në Ballkan, që ka vendndodhjen pranë kuvendit shqiptar në Tiranë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA