Top Channel/ Braktis foshnjën e tretë! Bebja dy muajshe u gjet në rrugë nga një person në Durrës
08/05/2023 16:09

Një burrë me një foshnje në krah u paraqit në fundjavë pranë Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, duke deklaruar se e gjeti beben në rrugë. Punonjëset në shërbim pasi i dhanë një biberon me qumësht e orientuan, në bazë të protokollit, që ta dërgojë atë në spitalin e Durrësit për kontroll mjekësor. Pas kësaj, policia nisi menjëherë hetimet nga të cilat rezultoi se foshnja, një vajzë vetëm dymuajshe, ishte lënë nga nëna në anë të rrugës në zonën e Golemit. Hetimet çuan në identifikimin e nënës së foshnjes, një 22-vjeçare që ndonëse me banim në Tiranë e ka lindur fëmijën në maternitetin e Durrësit. E shpallur në kërkim nga policia e Kavajës për veprën penale të “braktisjes së të miturve”, 22-vjeçarja rome Denada Sula u kap nga shërbimet policore dhe deklaroi se e ka të pamundur të rrisë fëmijën e saj. Top Channel mëson se nëna e re ka një proces të hapur gjyqësor për të njëjtën vepër penale në Gjykatën e Durrësit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ajo braktisi dy fëmijët e saj, përkatësisht një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 9-muajshe, në afërsi të gjykatës. Në atë kohë ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, që erdhi në jetë nën peshë në maternitetin e Durrësit, për të pasur të njëjtin fat, si motra dhe vëllai i saj.

Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top Channel/ Rikthehen kreditë e buta/ Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota
23/01 12:19
Top News- zbardhet data për gjyqin e divorcit Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës jep njoftim
23/01 12:16
Top News – Gripi, mjekët kërkojnë vaksinim. Më të riskuarit ata me sëmundje kronike e të moshuarit
23/01 12:16
Top Channel/ Zjarret e dimrit/ Ekspertët shpjegojnë shkaqet dhe pakujdesitë e njerëzve
23/01 12:15
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të vriste Indrit Doklen
23/01 12:13
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News- Probleme nga moti i keq në Shkodër, rrëshqitje gurësh e inertesh në zonat malore
23/01 12:07
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News/ Goditet banda e hajdutëve serialë/ Grabitën disa biznese në Vlorë, tre të arrestuar
23/01 12:06
DIGITALB DIGITALB - OFERTA