Top Channel/ Borell “ultimatum” Kurtit: Plotësoni pesë kushtet e paraqitura!
14/06/2023 23:05

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell i ka vendosur “ultimatum” kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, teksa i ktheu përgjigje për letrën e dërguar nga ai një ditë më parë për plotësimin e pikave për situatën në veri. Në momentin që të gjitha pikat do të plotësohen, do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb. Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës. Letra, tashmë e publikuar në Twitter nga zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tregon mënyrën se si Borell i qëndron kërkesave të bëra më parë Kurtit. Në fokus përfaqësuesi BE-së mban pikat që përfshijnë punën përkohshme të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës nga lokacione të ndryshme, ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës dhe zgjedhje sa më të shpejta në katër komunat veriore. Paralelisht, ai po kërkojnë nga Serbia që të mbështesë tërheqjen e elementëve radikalë nga zonat, ku tensioni është shumë i lartë. Ndër të tjera në letër shtohet se ia kanë bërë të qartë presidentit serb Aleksandar Vuçiç për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Nëse situata qetësohet, Borell shton se janë të gatshëm të diskutojmë më në detaje marrëveshjet e sigurisë me KFOR/EULEX-in në katër komunat. E kundërta do të ndodhë nëse Kurti nuk tërhiqet, pasi Blloku Europian do të paraqesë masat publikisht, të cilat do të kenë pasoja negative për Kosovën. Në fund të letrës zyrtare Borell, teksa ripërsërit edhe projekt-propozimin e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai bën thirrje për për paqe dhe stabilitet, në mënyrë që të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve, pra formimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
Top News – ‘Shengen’ pagesash në Ballkan. Pakt për platformë të unifikuar, jashtë Serbia
10/01 16:48
Top News-Osmani takon zv.sekretarin e Shtetit Amerikan:Do të finalizojmë dialogun strategjik me SHBA
10/01 13:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA