Top Channel/ Blinken darkë me Dumanin/ Pritet në Rinas nga Hasani. Takim edhe me kryeministrin Rama
13/02/2024 19:35

Avioni më të cilin do të udhëtoj drejt Tiranës Antony Blinken parashikohet të prekë tokën shqiptare pas mesditës të së enjtes, 15 Shkurt. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka mundur të mësojë detaje të tjera nga përgatitjet për të mik-pritur në Shqipëri, sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Do të jetë Igli Hasani ministër i punëve të jashtme , ai i cili do ti urojë i pari mirëseardhjen këtu në aeroportin Nënë Tereza numrit 1 të diplomacisë amerikane. Parashikohet si ndalesë e parë e sekretarit Blinken ambasada amerikanë në Tiranë për ti falënderuar për punën e tyre. Më pas takimi me kryeministrin Edi Rama i vetmi politikan deri më tani në agjendë parashikuar për të bashkëbiseduar. Kryefjalë e takimit Blinken Rama do të jenë çështjet e sigurisë në rajon ku Rusia haptas ka demonstruar përpjekje konstante de-stabilizuese. Paçka se Rublat ruse në dy raste kanë qenë prezente në politikën shqiptare, për SHBA Shqipëria shihet si një vend ku interferenca e aktorëve të tjerë është e papërfillshme krahasuar me vendet fqinje. Natyrshëm do të diskutohet edhe për çështje të brendshme të vendit tonë nga ku sekretari Blinken, do të nënvizojë rëndësinë e luftës me korrupsionin një prioritet i adminstratës Biden. Sekretari Blinken mesazhet e kësaj vizite parashikohet ti japë në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Po shikohet mundësia edhe e një vizite në piramidën e transformuar në një qendër IT për të rinjtë, me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit. Takimet në vendim tonë në këtë vizitë të gjashtit sekretar amerikan shteti, do të vijojnë me kreun e SPAK Altin Dumani. Besohet se mund të jetë një drekë apo darkë pune me kreun e SPAK ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të OPDAT misionit amerikan në vendin tonë që ka marrë pjesë në hartimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja që prej 2016. Aktualisht OPDAT është nga të vetmet projekte ndërkombëtare që ka prezencë permanente më zyrë në SPAK. Nga Tirana sekretari Blinken do të udhëtojë drejt konferencës së sigurisë në Mynih të Premten e 16 Shkurtit.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA