Top Channel/ “Bisedime deri në mëngjes, kërkesa…”!Zbardhen prapaskenat,si u arrit pakti Izrael-Hamas
16/01/2025 22:36

Kur kryeministri i Katarit doli të mërkurën për të shpallur arritjen e një marrëveshje për armëpushim në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve, përfaqësues nga dy administrata amerikane ishin të pranishëm në Doha për të festuar këtë sukses. Bashkëpunimi midis të dyja palëve ishte “pothuajse i paparë”, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden pas arritjes së marrëveshjes, e mundësuar nga një ndërthurje e rrallë interesash midis rivalëve të hidhur, të cilët të dy panë një mundësi pas fitores së Trumpit. Pas shpalljes së marrëveshjes, si presidenti aktual, ashtu edhe ai i zgjedhur, morën të gjithë kreditet, një shenjë se marrëdhënia e tensionuar mes tyre vazhdon. Megjithatë, marrëveshja u mundëson të dyve të shpallin sukses. Ajo sjell një lajm pozitiv për një president që është gati të largohet nga detyra me nivelin më të ulët të miratimit gjatë mandatit të tij. Po ashtu, forcon kredencialet e një presidenti të zgjedhur që kishte premtuar se “kaosi total do të shpërthente” në Gaza nëse pengjet nuk liroheshin para inaugurimit të tij të dytë. Realiteti i përgjegjësisë për marrëveshjen është kompleks. Zyrtarët e administratës Biden thonë se impulsi drejt një marrëveshjeje filloi para zgjedhjeve, pas një armëpushimi të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Konturet e marrëveshjes përfundimtare me Hamasin përputhen ngushtë me një propozim që Biden paraqiti për herë të parë në maj, por që nuk arriti ta përfundonte. Një pengesë kritike që kishte dalë gjatë muajve të kaluar, ishte refuzimi i Hamasit për të pranuar sa pengje mbante ende ose për të identifikuar cilët pengje do të liroheshin si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes, sipas një zyrtari të lartë të administratës. Zyrtarët amerikanë e bënë të qartë përmes ndërmjetësve të tyre se nuk mund të realizohej asnjë marrëveshje pa një listë të plotë të pengjeve që do të liroheshin. Presioni dukej se funksionoi. Deri në fund të dhjetorit, Hamasi ra dakord të siguronte listën, duke përshpejtuar bisedimet drejt negociatave Të strehuar brenda një ndërtese në Doha, negociatorët nga SHBA, Izraeli, Katari dhe Egjipti, së bashku me zyrtarë të Hamasit, biseduan deri në orën 3 të mëngjesit, ndërsa palët përpiqeshin të përfundonin një marrëveshje që kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur. Hamasi parashtroi një sërë kërkesash të minutës së fundit gjatë negociatave përfundimtare, por palët amerikane dhe izraelite mbetën të vendosura, duke i shtyrë ata të pranonin. Zbatimi i marrëveshjes mund të fillojë që të dielën, tha një zyrtar.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA