Top Channel/ Bilancet rrëzojnë Kurum! Fitimet nuk tregojnë vështirësi ekonomike
27/08/2024 19:35

Zbulimi i 800 ton mbetje toksike në Portin e Singaporit, të nisura nga Durrësi kanë vënë nën hetim nga prokuroria kompaninë turke ‘Kurum’, si të dyshuar për prodhimin e këtyre mbetjeve. Por ndërsa prokuroria e Durrësit nisi hetimet pas një kallëzimi të Doganave, Kurum njoftoi jozyrtarisht largimin e 500 punonjësve nga puna. Në një njoftim publik një ditë më parë, kompania ‘Kurum’ International, bëri të ditur do të mbyllte në mënyrë të befasishme dy prej segmenteve me te rendesishme, fitimprurese ne procesin e prodhimit. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarimi për vështirësi ekonomike, si shkaku kryesor i ndërprerjes së kontratës për rreth 500 punonjës. Por bilanci zyrtar i kompanisë i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të paktën për vitet 2022-2023 nuk tregon një kompani në vështirësi ekonomike. Kompania që shfrytëzon ish-Metalurgjikun e Elbasanit, regjistroi në vitin 2022 një fitim neto prej 78 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar fitimet ishin me të reduktuara por sërish 8 shifrore, në masën 44.6 milionë euro. Po ashtu, sipas librave të kompanisë, vitin e kaluar ekspozimi total i Kurum u reduktua në 35 milionë euro kredi nga 127 milionë euro që ishin në fund të vitit 2022. Më shumë se vështirësi financiare, numrat e bilancit të Kurum tregojnë një sipërmarrje që qëndron në majën e bizneseve më fitiprurëse të Shqipërisë. Nga hetimi i Prokurorisë se Durresit për çështjen e mbetjeve toksike, është identifikuar kompania turke “Kurum International” si burimin i këtyre produkteve, të cilat i janë shitur kompanisë “Sokolaj” shpk, që është eksportuesja e kontenjerëve. Sipas hetimeve, zbulohet se bëhet fjalë për mbetje të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut në ish-Kombinatin Metalurgjik, të cilat deklarohen ndryshe edhe si oksid zinku. Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandes u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit, një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA