Top Channel/ Bien shitjet e pronave/ Pësuan rënie në 6 muajt e parë, por çmimi është rritur
10/09/2024 19:44

Edhe pse numri i pronave të shitura pësoi rënie gjatë gjysmës së parë të 2024-ës, çmimet vijojnë të rriten. Anketimi i bërë nga Banka e Shqipërisë tek agjentët imobiliarë në vend tregon se në gjashtë muajt e parë të vitit u shitën 928 prona, në rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj indeksi Fischer që mat çmimet e banesave pas një ngadalësimi që pësoi në 2023-shin i është rikthyer rritjes. Kështu në gjashtëmujorin e parë çmimet e banesave u rritën me 16.9% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, ndërsa në kryeqytet rritja ishte me 23.5% ndaj periudhës paraardhëse. Banka e Shqipërisë thotë se arsyeja kryesore për këtë rritje janë kullat e ndërtuara në zonat qendrore të Tiranës, ndërsa çmimet e banesave në bregdet dhe rrethe të tjera nuk kanë pësuar ndryshime domethënëse. Marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të pronave në qendër të kryeqyteti, anketimi tregon se blerësit po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt pronave jashtë qytetit, në njësitë administrative si Sauk apo Farkë. Ndërkohë vijon fenomeni, ku vetëm gjysma e pronave u blenë me kredi bankare në gjashtëmujorin e parë, ndërsa për pjesën tjetër preferohet paraja cash. Agjentët raportuan edhe rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, si dhe rritje të çmimeve të qirasë. Në rang kombëtar anketimi tregon se gati 1/3 e pronave u blenë nga shtetas të huaj, duke vijuar trendin e viteve të fundit ku blerja e pasurive të paluajtshme është zëri me vlerën më të lartë në investimet e huaja. Sa i përket parashikimeve për të ardhmen agjentët imobiliarë janë optimistë për dy vitet e ardhshme ndërsa presin që çmimet dhe numri i pronave të shitura të vijojnë rritjen.

Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12 19:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA