Top Channel/ “Bien maskat”! Hiqen masat anti Covid në Greqi
01/06/2022 22:56

Dikush e quajti “Dita kur ranë maskat”, dikush “Dita e lirisë”, pasi për herë të parë pas 594 ditësh në gjithë Greqinë u hoqën maskat që mbaheshin në mënyrë të detyruar në ambientet e brendshme, si një masë kundër Covid 19. Të paktën deri në datën 15 shtator qytetarët do të mund të hyjnë pa to në të gjitha zyrat e shërbimit publik, supermarkete , dyqane të ndryshme, qendra tregtare etj, pa rrezikun e marrjes së një gjobe. Përjashtim bëjnë objektet e kujdesit shëndetësor,spitale,klinika apo dhe institutet e kujdesit të të moshuarve, si dhe mjetet e transportit publik urban (metro, trenat elektrikë në Athinë, autobusët dhe tramvajet ku duhet të mbahet maska. Ndërsa në autobusët e transportit publik ndërmjet qyteteve, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, si edhe në transportin ajror përdorimi i maskës nuk kërkohet më. Sa u përket shkollave edhe aty nxënësit dhe studentët mund të ndjekin mësimet pa maskë,por ajo do të kërkohet vetëm gjatë provimeve të sezonit shkollor. I detyrueshëm për momentin mbetet përdorimi i saj në udhëtimet me anije, deri në një rekomandim të ri. Gjithsesi specialistët këshillojnë që në ambientet e brendshme ku ka shumë njerëz sidomos mosha e tretë duhet ta mbajë maskën. Me një numër të lartë humbjesh jete prej 29.857 personash nga fillimi i pandemisë, për herë të parë pas gati 11 muajsh, Greqia regjistroi në 24 orët e fundit më pak se 10 vdekje nga covid- 19, 4026 infektime të reja, ndërsa numri i të intubuarve është ulur në 130.

Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
DIGITALB DIGITALB - OFERTA