Top Channel/ Bien eksportet/ Rritet importi i mallrave në shkurt me 6.4%, më të goditurat, tekstilet
18/03/2024 19:41

Jo vetëm rënie eksportesh, por Shqipëria po përkeqëson edhe bilancin tregtar. Kjo do të thotë më pak produkte shqiptare në tregjet e huaja dhe më shumë prej tyre në tezgat tona. Sipas INSTAT eksportet për muajin shkurt, ndoqën trendin e janarit duke u tkurrur me 16.1%, ndërsa importi i mallrave pësoi rritje me 6.4%. Deficiti tregtar për dy muajt e parë të vitit u rrit me 50%. Konsumi i rritur në vend për shkak të turistëve dhe kapacitetet e dobëta të Shqipërisë për të prodhuar po bëjnë që ushqimet, por edhe mallra të tjera, kryesisht në sektorin e ndërtimit, t’i sigurojmë nga jashtë. Grupet e produkteve shqiptare më të goditura janë tekstilet dhe këpucët, por edhe lëndët e para si mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, ndërsa i vetmi grup që po mban ecurinë e njëjtë janë fruta perimet. Faktorët kryesorë për dobësimin e eksporteve janë zhvlerësimi i monedhës europiane, kërkesa më e dobët nga eurozona si dhe rënia e çmimeve për lëndët e para në tregje ndër/kombëtare. Sipas partnerëve tregtarë, shifrat e shkurtit tregojnë se vendi po humb avantazhin konkurrues në Europë me mallrat në tkurrje në Itali, Gjermani dhe Greqi, ndërsa po i rrit me rajonin, ku dallohet Kosova. Ndërkohë kërcënimi i rebelëve Houthi të një prej arterieve kryesore tregtare në botë në Detin e Kuq ka ndikuar dhe në vendin tonë, pasi në shkurt ka rënie të ndjeshme të importeve dhe eksporteve me Kinën.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA