Top Channel/ Biden kërkon armëpushim në Lindjen e Mesme: Të ndalet menjëherë ofensiva!
30/09/2024 20:15

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi planin e nisjes së një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban dhe bëri thirrje për një armëpushim, në një kohë tensionesh të shtuara pas vrasjes së Hassan Nasrallahut, liderit të Hezbollahut, grupit militant që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. I pyetur nëse është në dijeni të planeve të Izraelit për një operacion të tillë dhe nëse ishte i qetë me këtë plan, Biden u tha gazetarëve: “Jam më i informuar nga sa mund të mendoni dhe jam i qetë me ndaljen e planit për operacion tokësor. Duhet të kemi një armëpushim tani”. Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban. “Eliminimi i Hassan Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi”. Ai iu referua vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut më 27 shtator gjatë sulmeve në periferi të Bejrutit. Izraeli së fundi ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut. Po ashtu, Hezbollahu ka intensifikuar sulmet me raketa drejt Izraelit, por ushtria izraelite ka thënë se shumica e raketave janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore. Javën e kaluar, edhe shefi i ushtrisë izraelite aludoi se shteti mund të nisë një operacion tokësor në Liban.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA