Top Channel/ Biden dhe Trump “bashkojnë forcat”! Përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11/01/2025 17:24

Vetëm 9 ditë para se t’i mbarojë mandati, ndihmësit e Joe Biden po punojnë me ekipin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të mundësuar një armëpushim në Gazë. Vdekjet dhe shkatërrimi vazhdojnë të jenë një realitet i përditshëm për palestinezët në Gazë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. “Po shohim disa përparime. Shpresojmë se do të kemi një shkëmbim të burgosurish. Hamasi po e pengon këtë shkëmbim. Por unë mendoj se mund të arrihet. Duhet ta realizojmë”, tha Presidenti Joe Biden, të cilit i mbaron mandati më 20 janar. Ekipi i presidentit amerikan po vazhdon koordinimin me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein, po vazhdon përpjekjet diplomatike në rajon. Këtë javë, i dërguari i zotit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, po zhvillon bisedime me zyrtarët e Katarit, të cilët janë ndërmjetës të Hamasit. “Në fakt, unë besoj se po punojmë së bashku në një mënyrë vërtet të mirë. Por është presidenti, reputacioni i tij, gjërat që ai ka thënë, ato që e drejtojnë këtë negociatë”, tha i dërguari i presidentit të ardhshëm amerikan për Lindjen e Mesme. Në fillim të javës, Trump përsëriti ultimatumin e tij për një marrëveshje që do të lironte pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi. “Nëse ata nuk lirohen deri sa të marr detyrën, tmerri do të pasojë në Lindjen e Mesme”-tha ai. Analistët thonë se ultimatumi i Trump nuk ka gjasa të ndikojë tek Hamasi, pasi grupi i cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, vazhdon të goditet nga fushata ushtarake izraelite. Ata thonë se nuk ka gjasa të ndikojë tek çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA